MENU
klinika

Mos e neglizhoni!

Si ta kuptoni që keni Hepatit kronik!

28.10.2018 - 14:03

Në qoftë se shenjat e një Hepatiti të mprehtë vazhdojnë mbi 5-6 muaj, atëherë sëmundja ka marrë karakter kronik.

Shkaqet janë të shumta si: sëmundjet ngjitëse, verdhëza, leptospiroza, dizantera amebike, malarja, tifoja etj.

Sëmundjet e aparatit tretës si: enterokolitet e ndryshme, çrregullimet e ushqyerjes dhe të tretjes, dhjamosja, abuzimet në përdorimin e yndyrnave dhe pijeve alkoolike si dhe lëndët toksike.

Vërehet një farë prirje familjare në zhvillimet e Hepatitit kronik dhe në sëmundjet e mëlçisë së zezë në përgjithësi. I sëmuri që vuan nga Hepatiti kronik ankohet për dhimbje barku nën harkun e djathtë të brinjëve.

Kjo dhimbje zakonish nuk është shumë e fortë, por e mundon shumë të sëmurin, përhapet mbrapa në drejtim të shpatullës së djathtë os drejt kërthizës.

Përveç dhimbjes, ai nuk ka oreks, ndien dobësi të përgjithshme, nuk ka dëshirë të punojë se ndihet i lodhur dhe i këputur, ka çrregullime të tretjes, gazra, kapsllëk që pasohet dhe me heqje barku, mdien shije të hidhur në gojë.

Lëkura është e zbehtë në të verdhë, herë-herë shfaqen njolla të zeza. Po të preket barku, konstatohet se mëlçia e zezë është e zmadhuar dhe e dhimbshme. Qetësia shpirtërore është ilaçi kryesor për sëmundjen e mëlçisë së zezë.

Si ushqim i sëmuri duhet të përdorë: qumësht me sheqer ku i është hequr yndyra, kos, komposto, supë me barishte, brumra, mish i zier pa dhjamë ose biftek, e bardha e vezës, fruta etj.

Ndalohen pijet alkoolike, gjërat pikante dhe kripërat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?