Është një ndër perimet më të shëndetshme, i shijshëm dhe lehtësisht i disponueshm për të gjithë. Por a e dini se ai mund ta përdorni në lehtësimin e dhimbjes së kokes ose të pastroni lavamanin me të?
Kastravecat përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm të trupit gjatë ditës të tilla si vitaminat C, B1, B2, B3, B5, B6, acid folik, kalcium, hekur, zink dhe magnez. Megjithatë, nëse nuk ju pëlqen shija e tij, mund ta përdorni jo për të ngrënë, por për pastrimin e shtëpisë ose pastrimin e këpucëve.
- Përdorni kastravecin për të pastruar
Nëse përdorni produkte natyrore gjatë pastrimit të shtëpisë, mund të përdorni edhe kastravecin. Merrni një copë kastravec dhe fshijeni butësisht në sipërfaqen që dëshironi të pastroni. Ai jo vetëm që do të heqë papastërtinë por nuk do të lërë asnjë njollë.
- Lehtësimi I dhimbjes së kokës
Nëse keni pirë shumë dhe ndiheni keq , prini disa feta kastravec dhe i hani para se të shkoni në shtrat.
Për shkak të përbërjes nga 90% ujë, vitaminë B5 dhe lëndë ushqyese esenciale, kastraveci do të rivendosë ekuilibrin e trupit dhe do tju lehtësojë dhimbjen e kokës.
- Freskon frymëmarrjen
Po shkoni në një takim të rëndësishëm dhe kuptoni se nuk keni më mente apo ndonjë çamçakiz! Atëherë drejtohuni frigoriferit përpara se të dilni.Kstraveci do rregullojë pH e gojës dhe fryma do të jetë më e freskët.
- Përdorni kastravecin si produkt natyral për pastrimin e këpucëve – kjo do të bëjë që këpucët tuaja të shkëlqejnë
Nëse jeni me nxitim dhe keni nevojë të bëni me shkëlqim këpucët tuaja, përdorni kastravecin! Përveç kësaj, përbërësit e kastravecit do të pengojnë ujin dhe papastërtinë nga mjedisi, kështu që këpucët tuaja do të qëndrojnë të pastra për një periudhë më të gjatë kohore!
5.Trajtimi me kastravec
Ndjeheni të stresuar dhe nuk keni kohë të vizitoni qëndrat e relaxit apo estetisten tuaj ? Pritini një kastravec të tërë dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të vluar.
Kimikatet dhe lëndët ushqyese nga kastraveci shpërbëhen në ujë të vluar dhe dalin përmes avullit. Aroma e këndshme dhe relaksuese që është përhapur do të lehtësojë stresin dhe do tju rigjenerojë përsëri lekurën.