Sipas Boston Consulting Group, Maqedonia është në vendin e fundit në Evropës sipas cilësisë së jetesës.
Në raportin e Boston Consulting Group, Maqedonia ka notën më të ultë 42.9 dhe menjëherë pas saj vjen Mali i Zi me 43.3 dhe Moldavia me 44.5. Nga vendet tjera të Ballkanit, më mirë e vlerësuar është Sllovenia me 63.4, dhe pas saj janë Greqia me 62.6, Serbia me 53.7, Kroacia me 50.4 dhe Bullgaria me 48.6.
Më mirë jetohet në Norvegji me notën 100 dhe më pastaj Holanda me 95, Finlanda me 94.9 dhe Gjermania me 93.6.
Boston Consulting Group mat mirëqenien e qëndrueshme të një vendi dhe në bazë të 44 indikatorëve, si norma e papunësisë, inflacionit, përhapjen e sëmundjeve, cilësinë e arsimit dhe infrastrukturës, gjendjen e mjedisit jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë indikatorë të tjerë. /Konica.al/