“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Hipertiroizmi: Cfarë është? Simptomat, shkaqet, trajtimi
Mjeku: Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Ka dy lobe, të djathtë dhe të majtë, që i japin strukturës formën e fluturës. Hormonet e prodhuara nga kjo gjëndër kontrollojnë metabolizmin e trupit dhe proceset me të cilat ai përdor energjinë si: rrahjet e zemrës, Sistemin nervor qendror dhe periferik, frymëmarrjen, peshën e trupit, muskujt, ciklin menstrual, temperaturën trupore, nivelet e kolesterolit dhe shumë të tjera. Anomalitë e funksionit të tiroides mund të përshpejtojnë ose të ngadalësojnë këto procese metabolike, të cilat mund të çojnë në një gamë të gjerë simptomash.
FUNKSIONI I ULËT DHE I SHTUAR I TIROIDES
Problemet e tiroides shfaqen në dy lloje krejt të kundërta: nënfunksioni i tiroides (Hipotiroidizmi), dhe mbifunksioni i saj (Hipertiroidizmi).
Hipotiroidizmi është një gjendje që shfaqet kur gjëndra po funksionon më pak seç duhet për të ruajtur ekuilibrin në trup. Kur funksionon tepër, quhet hipertiroidizëm.
Hipertiroidizmi ka disa shkaqe. Hormoni kryesor që prodhohet nga tiroide është tiroksina, e quajtur T4. Hipertiroidizmi është një gjendje që shfaqet si pasojë e prodhimit të tepërt të T4. Shkaku më i zakonshëm është shqetësimi autoimun i sëmundjes Graves, ku formohen disa lloje të antitrupave.
Simptomat e hipertiroidizmit janë lodhja ose dobësimi i muskujve, të cilat çojnë në vështirësi në ngjitjen e shkallëve, rritjen e ankthit, një rrahje të shpejtë dhe të parregullt të zemrës, pagjumësi, rënie në peshë, lëvizshmëri të shtuar të zorrëve dhe menstruacione të pakta.
Ndërsa, shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit është dëmtimi spontan dhe pa dhimbje i gjëndrës, për shkak të procesit autoimun, të quajtur sëmundja Hashimoto. Shkak tjetër është dhe trajtimi i gabuar i tiroides hiperaktive.
Simptomat e hipotiroidizmit janë lodhja ekstreme, depresioni, harresa, enjtja e nyjeve, rrahja e ngadalshme e zemrës, shtimi në peshë, konstipacioni dhe menstruacione të shumta.
MARRJA E SASISË SË MJAFTUESHME TË JODIT KA NJË RËNDËSI TË JASHTËZAKONSHME
Alga Kelp, per rritjen e funksionit te tiroides. Permban jod te paster.Jodi është një mineral i domosdoshëm për trupin tonë, për funksionimin e saktë të tiroides dhe organeve të tjera. Burimi më i madh i jodit kelat natyral janë algat detare, veçanërisht alga Kelp, dhe peshqit e ujërave të kripur. Forma kelat (chelated) e jodit do të thotë që minerali është i lidhur me aminoacidet. Një person i rritur duhet të marrë 150 mikrogram jod në ditë.
Nëse kemi probleme me hiperaktivitetin e tiroides, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm me sasinë e jodit që duhet të marrim. Jodi është i nevojshëm për sintezën e hormoneve tiroide, mungesa e të cilave mund të shkaktojë rritje të gushës ose probleme me zhvillimin e tiroides. Por këto janë simptoma ekstreme, të cilat ndodhin nëse ka mungesë të jashtëzakonshme të jodit.
Nëse nuk kemi probleme me tiroide, kjo nuk do të thotë që konsumojmë mjaftueshëm jod.
Mungesa e jodit mund të shfaqet edhe me simptoma të tjera, të cilat ne nuk i lidhim me mungesën e këtij minerali. Kur konsumojmë më pak jod, shpesh ndjehemi të dëshpëruar, pa humor dhe, sipas disa studimeve, jemi edhe më pak të aftë për përqendrim dhe funksione njohëse. Ajo që ne mund të shikojmë është lëkura e thatë dhe me luspa, thonjtë e brishtë dhe të thyeshëm, lodhja, tretja e ngadaltë, shtimi i peshës trupore, rrahje të parregullta të zemrës, fertilitet i ulët, migrena, kistet e vezoreve dhe zhvillimi i baktereve të dëmshme në zorrë, gjë që çon në probleme dhe shqetësime me tretjen..
Prandaj, jodi duhet të jetë i pranishëm në ushqimin e përditshëm në një formë të tillë që trupi mund të përthithë. Për këtë, duhet të konsumohet ushqim i ekuilibruar dhe shtesa të tjera ushqyese natyrale.
USHQYERJA ME SASI TË MJAFTUESHME JODI DHE SELENI
Ushqimet që konsumojmë përditë, shpesh nuk përfshijnë jod të mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurohemi që të konsumojmë ushqime që përmbajnë jod: peshk dhe ushqim deti, qepë, spinaq, kungull i njomë, vezë, ananas, luleshtrydhe, arrë kokosi dhe kajsi. Përzgjedhja është e gjerë, do të thotë se nuk do të kemi asnjë problem në hartimin e një menuje të larmishme, të pasur me jod. Edhe pse na duhen vetëm 70 mikrogramë selen në ditë, ky mikroelement dhe antioksidues është i rëndësishëm për funksionimin e saktë të tiroides. Ushqimi i pasur me selen është peshku, gaforret, mishrat dhe gjithashtu mëlçia, mishi dhe vezët.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.