Deputeti socialist Ervin Bushati, një prej firmëtarëve të nismës së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “FrontLine”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.
Bushati argumentoi të gjithë arsyet që sipas tij kanë dërguar në angazhimin e mazhorancës në këtë nismë. Në pikëpamjen e Bushatit, Presidenti Meta ka kthyer Kushtetutën dhe është bërë palë politike, e piku sipas tij, ishte sjellja e treguar nga Meta në incidentin e ndodhur në zyrat e Frymës së Re Demokratike.
Ervin Bushati: Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, është marrë me politikë, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme. Jemi të gjithë të unifikuar në vendimin tonë për të shkarkuar Presidentin Meta. Duhet të vendosim një precedent që ai që duhet të jetë President i Shqipërisë nuk është vetëm interes, por edhe sakrificë. Nuk duhet të merresh me politikë, duhet të jesh i paanshëm.
Përplasjet e Metës dhe mazhorancës janë të hershme. Dështuat herën e parë, sa të bindur jei që kjo herë e dytë do të jetë e duhura?
Ervin Bushati: Historia ka treguar që të jesh President i shqiptarëve nuk është privilegj. Ne menduam që do të ishte një njeri që do ia kthente Shqipërisë në të mirë atë që kishte marrë nga politika. Partia e familjes Meta është tkurrur zgjedhje pas zgjedhjeve, aq më shumë tkurrej partia aq më e vështirë bëhej gjuha e presidentit. Ka ardhur koha që Presidenti duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo i një partie.
Cila është pika që derdhi gotën dhe bëri që ju të ndërmerrnit këtë hap?
Ervin Bushati: Ne kemi pasur reagimet tona personale, politike, për mendimin tim akte si ai i revoltimit në një zyrë të një partie ku Presidenti doli nga vetja ishte një pikë kthimi. Më e rënda ishte disa ditë para zgjedhjeve, metafora për sfurqet, sëpatat, apo Vlora bëja fora, do të marrim armët. Disa terma që në orën 12 të drekës të largosh fëmijët nga televizori. Unë një natë, im bir më pyet, babi pse nuk e arreston policia këtë burrin që i gjuan policit. Po sepse është presidenti i thashë, më tha po pse presidenti nuk arrestohet. Nuk dija ç’ti thoja. Duke ditur sjelljen e presidentit. Presidenti ka të njëjtën shqetësim, për të pritur krahët. Patjetër që janë brenda afateve ligjore. Me hapjen e sesionit dhe mbledhjen e parë në seancën plenare, është lëvizur shpejt për të bërë këtë lëvizje. E gjitha ka qenë shumë e shpejt, duke parë edhe atë që ka ndodhur herën e parë me Presidentin Meta.
Presidenti është deklaruar që është i gatshëm të paraqitet në Komisionin e Ligjeve, ku deklaron se do të ishte i gatshëm, po për shkak të axhendës nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm, por ka paraqitur një datë tjetër, më 10 maj.
Ervin Bushati: Jetojmë në një Republikë Parlamentare, është e drejtë, që mazhoranca ta kryejë këtë veprim. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në SHBA. U bënë edhe atje pas zgjedhjeve e njëjta procedurë. Edhe ne kemi ndjekur të njëjtën procedurë, është ecur me shpejtësi. Presidenti s’ka qenë 24 orë në takime me ndërkombëtarët. Me ngut e ka pasur presidenti për t’u futur në fushatë elektorale. Ai ka ndryshuar, është një president tjetër dhe argumenton që është një president politik. Ne jemi politikë, mazhoranca është politike, Presidenti nuk duhet të jetë politik. Presidenti Meta është politikë.
A po zhvendoset vëmendja nga shit-blerja e votave?
Ervin Bushati: Fakti që po mbyllet kaq shpejt, i lë zotit Meta kohë të merren me argumentet kryesorë që kanë ngritur për zgjedhjet e 2025. Edhe në 2025, do të jenë fjalitë që do të përdoren për fushatën e 2025. Këto janë argumente politikë të një krahu. Në mendimin tim kjo e çliron presidentin dhe e bën më aktiv. Ai haptazi është palë politike, ka parti politike dhe do të ishte më i çlirët nga ana e tij të merrej me politikë. Presidenti të bëj të vetën, Gjykata Kushtetuese të bëj të vetën. Presidenti duhet të ishte i përgatitur. Unë jam një nga firmëtarët, të gjithë argumentet janë aty, gjithçka do vazhdojë sipas procedurës. Argumentet janë aty, do të bëhen gjërat shumë shpejt, brenda kësaj legjislature. Nëse argumentet tona janë të vlefshme, do t’i vlerësojë gjykata. Për këtë ka qenë beteja jonë, që në fund të ditës për gjithçka të vendosin gjykatat. Komisioni i Venecias e ka dhënë mendimin e vet. Tani ne kemi Gjykatën Kushtetuese.