MENU
klinika

U largua menjëherë pas vrasjes!

Personi që shoqëronte Bledar Birçajn në makinën është polic!

11.05.2021 - 11:39

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt një ditë më parë në Vlorë. Gazetarja e Panorama, Etleva Delia raporton se personi, i cili ishte në makinën BMW dhe që largohet menjëherë sapo ndodh ngjarje është një agjent policie në drejtorinë e Vlorës.

Ai është identifikuar me iniciale G.M dhe ka qenë shok me viktimën, 40-vjeçarin Bledar Birçaj.

DESHMIA

Në dëshminë e tij, agjenti i policisë ka deklaruar se sulmi i ka gjetur të papërgatitur, ndërsa është shprehur se nuk i ka njohur autorët, pasi ata ishin të maskuar.

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.

HETIMET

Burime nga grupi hetimor thanë se një person i dytë ka qenë në makinë me Bledar Birçaj. Nga informacionet e para mendohet se në momentin që autori/ët kanë dalë nga makina për të qëlluar me automatik, ky person që ndodhej në mjetin e viktimës ka dalë me vrap nga makina për t’u fshehur te garazhi që ndodhej aty afër. Hetimet janë përqendruar në disa drejtime, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete.

Bledar Birçaj është arrestuar më 27 janar 2011 nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “Shkatërrim prone”. Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45- ditor dhe më pas në 9 mars 2011 Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, derisa Prokuroria ka pushuar hetimet për të. Birçaj ishte kthyer nga Spanja pak kohë më parë. Duket se pikërisht këtu janë përqendruar më shumë hetimet. Burimet thanë se lidhjet e mundshme me grupe kriminale në Spanje apo edhe ngjarje që lidhen me Spanjën janë pista kryesore e hetimit për atentatin e djeshëm në Vlorë.

Në Spanjë 40-vjeçari shkonte shpesh dhe e bënte vajtje-ardhje drejt Shqipërisë, ndaj edhe Policia po verifikon lëvizjet dhe aktivitetin e tij atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier