MENU
klinika

Atentati në Vlorë

Del videoja, ky është momenti kur ekzekutohet 40-vjeçari

11.05.2021 - 10:07

Publikohen pamjet e para nga atentati që ndodhi ditën e sotme më Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Siç, shihet edhe në videon që është publikuar, 40-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMW, një makinë tjetër i ka prerë rrugën.

Të veshur me të zeza, me maska në kokë, dhe të armatosur dy autorët kanë dalë nga  makina  dhe kanë qëlluar me kallashnikov, me breshëri ndaj viktimës.

Në video shihet se autorët më pas kanë hipur në makinë ku njëri prej tyre fillimisht ka lënë armën në tokë por më pas është kthyer dhe e ka marrë.

Ndërkohë një tjetër person që ndodhej në automjetin që ishte dhe Birçaj ka arritur të dalë nga makina dhe është largohet.

Sakaq autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

40-vjeçari u ekzekutua në qytetin e Vlorës. Bledar Birçaj po udhëtonte me këtë makinë një orë pas mesditës së 10 majit, kur i bënë pritë në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më shumë se 11 plumba u qëlluan ndaj makinës, ku 7 i ka në trup 40-vjeçari Birçaj. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spaja. Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës, por nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN