MENU
klinika

"Anadolu Agency"

“Dashuri nëne” – Fotografia e Vitit!

12.05.2021 - 16:04

Fotografia e Mohammed Shajahan nga Bangladeshi, me titull “Dashuri nëne” fitoi çmimin “Fotografia e Vitit” në Istanbul Photo Awards 2021, edicionin e shtatë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë, të organizuar nga agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Pandemia covid-19, që ka tronditur botën, ka treguar edhe një herë se si fotoreporterët dhe stafi i informimit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim në kushte sfiduese.

Në këtë periudhë sfiduese, konkursi Istanbul Photo Awards vazhdon të mbështesë sektorin në kushtet më të mira.

Fituesit e Istanbul Photo Awards, duke zbuluar cilësinë e një platforme globale, ku 12 000 fotografë janë regjistruar në vitin e shtatë të aktivitetit, janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.

Fotografia e fotografit nga Bangladeshi Mohammed Shajahan e titulluar “Dashuria e nënës”, e zgjedhur nga mesi i gati 15 000 fotografive të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin fotografisë më të mirë të vitit 2021.

Në kategorinë “lajme tek”, fotoreporteri i AFP-së Yuri Cortez mori çmimin e dytë me punën e tij në të cilën paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.

Fotoreporteri i AP-së Petros Giannakouris, fitoi çmimin në vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga kampi në Greqi.

Fotografitë e Cortez dhe Giannakouris në një mënyrë tregojnë se si në botë zhvillohen agjenda të ndryshme.

Informacionet në lidhje me jurinë e vitit 2021 dhe fotografitë fituese të çmimeve të viteve të mëparshme mund të ndiqen nëpërmjet faqes së internetit (http://istanbulphotoawards.com).

Fotoreporteri i Reuters Goran Tomasevic, fotoreporteri i Agjencisë NOOR Yuri Kozyrev, prezantuesja vizuale Marion Mertens, ish-drejtori i AFP-së për Zhvillimin e Fotografive Michel Scotto, autorja dhe fotoreporterja Deborah Copaken, fotoreporteri kryesor i Getty Images, Cameron Spencer, fotoreporteri Ahmet Sel, Kryeredaktori i Lajmeve Vizuale të AA-së, Hasan Öymez, dhe Redaktori i Fotografive në AA Fırat Yurdakul ishin pjesë e jurisë.

Anëtarët e jurisë përzgjodhën fituesit përmes një platforme që u krijua ekskluzivisht për konkursin, nga ekipi i teknologjisë informatike i AA-së për shkak të pandemisë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale