MENU
klinika

Oliver Kahn

“Kush vlen 100 mln euro e sipër, nuk është për Bayern”

12.05.2021 - 16:12

Bayern Munchen është një nga klubet më të pasura dhe më fituese, por kur vjen puna për blerjen e lojtarëve cilësorë, strategjia është shumë ndryshe nga ajo e klubeve tjera të mëdha.

Oliver Kahn, ish-portieri legjendar, që do të marrë presidencën e Bayern Munchen, ka folur rreth merkatos së bavarezëve. Gjermani ka mohuar një interesim të bavarezëve për Erling Haaland duke theksuar se një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë euro është aktualisht i pamendueshëm për Bayern Munchen.

“Më falni, por ata që flasin nuk e kuptojnë situatën. Një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë euro, është aktualisht i pamendueshëm për Bayern Munchen.

Lewandowski ka edhe dy vite të tjera në kontratë dhe paraqitjet e tij janë të padiskutueshme, ka shënuar 39 gola në Bundesliga. Ja një arsye më shumë pse aktualisht nuk shqetësohemi për Haaland”, u shpreh Kahn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës