MENU
klinika

Gjetja origjinale

Ajax shkrin trofeun e titullit dhe ua shpërndan tifozëve

12.05.2021 - 15:46

Një gjetje origjinale ajo e klubit holandez të Ajax. Ekipi fitoi titullin numër 35 në kampionatin holandez dhe ka vendosur t’ua dhurojë një pjesë të trofeut tifozëve.

Klubi, në fakt, ka vendosur ta shkrijë trofeun e kampionatit të sapo fituar për të krijuar disa yje që do t’i dhurohen tifozëve të abonuar. Siç lexohet në faqen zyrtare të klubit dhe në rrjetet sociale, Ajax ka shkrirë trofeun e sapo fituar dhe ka krijuar më shumë se 42.000 yje të vegjël me peshë 3.45 gramë.

Çdo i abonuar do të marrë pjesën e tij të trofeut, ose siç ka thënë klubit: “Një pjesë të Ajax-it”. Në profilin e klubit në Twitter është postuar edhe videoja e momentit të shkrirjes së trofeut…