Me vetëm dy raunde për të luajtur, lufta për të siguruar Champions në Seria A mbetet e ndezur, duke pasur parasysh tri pikët që ndajnë të dytën nga e pesta.
Duke parë formën dhe kalendarin, Atalanta dhe Milan duken të gatshëm të mbyllin diskutimin në fundjavë duke shmangur duelin e drejtpërdrejtë në fund.
Nëse Atalanta nuk humbet kundër Genoas dhe Milan fiton në shtëpi kundër Cagliari, në ndeshjen direkte mund të shkonin të kualifikuar. Në rast të barazimit të pikëve për më shumë se dy skuadra. Atalanta është në avantazh. Por Milan është më mirë në përballjet direkte me Juventus.
Situata e Napolit dhe Juves është më delikate, e ndarë me një pikë, por me një kalendar shumë të ndryshëm. Të kaltrit do të shkojnë në Firenze kundër një Fiorentine të qetë dhe do të mbyllin kundër Veronas në shtëpi. Teorikisht Napoli nuk duhet të ketë probleme.
Nga ana tjetër, Juventus pret Interin, që siç u pa kundër Romës, nuk dorëzohet as me titullin e fituar tashmë. Ronaldo me shokë do ta mbyllë në Bologna, një sfidë që mund të mos vlejë nëse rivalët nuk gabojnë.
Në fund Lazio mbetet e lidhur me Champions thjesht nga matematika, më saktë, do t’i duhej një mrekulli. Së pari duhet të fitojë ndeshjen e prapambetur, pastaj derbi me Romën. Gjithsesi, bardhekaltrit do të marrin pjesë në Europa League.