MENU
klinika

"Festa e flijimit"

Kurban Bajrami: sakrifica para urdhrave të Zotit

13.05.2021 - 13:16

      Myslimanët kudo në botë, festojnë ditën e sotme festën e Fiter Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme të Islamit. Festa më e madhe pas përfundimit të Muajit të Ramazanit, që vjen pas Fiter Bajramit, është Kurban Bajrami.

Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose nje dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë.

Pelegrinazhi në Mekë është një detyrim për besimtarët myslimanë, i cili duhet të bëhet një herë në jetë nga të gjithë myslimanët që mund ta përballojnë udhëtimin.

Pelegrinët shkojnë në Malin Arafat ditën e enjte, për të shlyer mëkatet e tyre dhe më pas, zbresin në Muzdalifa, për t’u përgatitur për fazën përfundimtare të pelegrinazhit vjetor.

Pelegrinët, të veshur me rroba të bardha, e kalojnë natën e fundit në një vend kampimi në kodrën ku Islami pohon, se Allahu e provoi besimin e Ibrahamit, duke e urdhëruar atë të sakrifikonte djalin e tij, Ismailin dhe ku, Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit.

***

Çfarë është Kurban Bajrami
Kurban Bajrami është një nga 2 festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë:

Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami
Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja.Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për tre ditë.Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit

Kurban Bajram, do të thotë “Festa e Flijimit”
Nga vetë fjala kurban, kuptojmë se kemi të bëjmë me sakrifice për hirë të All–llahut. Devotshmeria ndaj All–llahut shprehet me prerjen e kurbanit. Pra kurbani është kafshë që therret për hirë të All–llahut. All–llahu nuk ka nevojë për mish e as për gjak. Ai në Kur’an thotë: Tek All–llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e përciellë me ndjenjë të pastër e të sinqertë për zbatimin e porosisë së Zotit. Flijimi i kurbanit është obligim i domosdoshëm për ata që kan mundësi materiale. Mbasë faljes merret kafsha dhe pa e munduar shtrihet në drejtim të tyrbes nga ana e majtë. Kafshët të cilat mund të flijohen për kurban janë dhënët, dhitë, lopët dhe devet. Delja dhe dhia mund të theren si kurban vetëm në emër të një familje, ndërsa kafshët si deveja, kau ose bualli mund të theren si në emër të një familjari, ashtu edhe në emër të shtatë familjareve që bien në ujdi me njëri-tjetrin. Pejgamberi(a.s). ka thënë: Katër lloje të kafshëve nuk mund të flijohen kur: është e verbër, është e sëmurë, është e gjymtë, është e çalur. Kurbanin mund ta therë i zoti ose mund t’ia lerë ndonjë tjetri duke e paguar për shërbimin që të kryen. Mishi i kurbanit është i preferuar që të ndahet në tri pjesë: me një pjesë i gëzon të varfërit, një pjesë të afërmit, pjesën tjetër për vete ose mund të dhurohet i tëri. Duhet theksuar se mishi dhe lëkura e kurbanit nuk lejohen të shiten. Lëkura mund t’i jepet një institucioni bamirës, mund të përdoret si sexhade në shtëpi ose të shitet vetëm nëse paratë e saj do të jepen si sadaka.

Po ta përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

ÇKA BEHET NE DITEN E KURBAN BAJRAMIT
Në ditën e Kurban Bajramit është e preferuar të behen këto gjëra: 1- Të pastrohet trupi. 2-Të vishen rroba të reja dhe më të mirat. 3- Ditën e Kuran Bajramit është e preferuar që të mos hahet asgjë deri sa të therret kurbani dhe të hahet prej mishit të tij. 4- Të falet namazi i Kurban Bajramit. 5- Ndërrimi i rrugës gjatë kthimit në shtëpi “kur të kthehesh nga teqe (falja) e namazit të Bajramit”. 6- Të madhërohet All-llahu gjatë ditëve të Bajramit. 7- Eshtë mirë që në këto ditë të organizohen loja dëfryese, shetitje etj. 8- Të urohet Bajrami ndërmjet njëri tjetrit.

Ushqimet për Kurban Bajramin
Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza. Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos. Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. i pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj. Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Embëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.
Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkol.

Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi JU AMIN.

Per Teqen Baba Sheh “Daut e Meno” Cerrile Mallakaster.

Sheh Baki Xhemal Shehaj

 

***

Fotografia kryesore: Xhamia e Plumbit, që u ndërtua në vitin 1773-1774, nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si "kallzojnë" pleqtë...

At’ Gjergj Fishta dhe ateisti

Profeti Muhamed për krishtërimin

“Askush prej myslimanëve nuk guxon”