MENU
klinika

Vrasja në Bularat

Ministria e Jashtme bën thirrje: Maturi dhe mosngjyrime diplomatike

28.10.2018 - 19:48

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke si dhe Policisë së Shtetit, ku sqarohej e gjithë dinamika e ngjarjes në Bularat, ku mbeti i vrarë nga RENEA shtetasi grek, Konstandinos Kacifas, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme shpreh ndër të tjera se rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare dhe se shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë u gjet në shtëpinë e ekstremistit?

Ngjarja në Bularat/ Policia sqaron dinamikën