MENU
klinika

NBA

Phila rrezikon kreun, Suns kërcënojnë Jazz

14.05.2021 - 09:35

Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit, teksa ekipet kanë edhe pak ditë për të siguruar një vend në play off. Në Lindje, në krye qëndron Philadelphia, që sot u mund 106-94 nga Miami Heat. Butler me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Fitore dramatike në sekondën e fundit mori Phoenix Suns, që mundi 118-117 Portland Trail Blazers, duke qëndruar në vendin e dytë në Perëndim, por vetëm 1 fitore larg Uta Jazz. Lillard realizoi 41 pikë për Portland, por që s’mjaftuan, ndërsa për Phoenix 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, Chris Paul me 26 pikë më i miri.

Nuk zhgënjen Los Angeles Clippers, që fitoi 113-90 ndaj Charlotte Hornets, takim ku u dallua Paul George me 20 pikë e 10 rebound. Ndeshje magjike e Antetokounmpo, që realizoi 40 pikë e 15 rebound në fitoren e Milëaukee Bucks, 142-133 ndaj Indiana. Në play off ndodhet Denver Nuggets, që mundi 114-103 Minnesotan, ku Jokic realizoi 31 pikë e 14 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN