Piktura nga Pablo Picasso, “Gruaja e ulur në dritare” (Marie-Thérèse), u shit këtë të enjte, për 103.4 milionë dollarë, në një ankand të organizuar nga shtëpia e njohur “Christie’s” në Nju Jork.
Vepra prej 1.46 x 1.14 metra, e realzuar në vitin 1932, e kishte tavanin për 90 milionë dollarë, ndërsa arriti në vlerën 103.4 milionë dollarë, pas një beteje midis koleksionistëve, që zgjati mbi 19 minuta.
Kjo pikturë, që në fakt, përfaqëson të dashurën dhe muzën e artistit, Marie-Thérèse Walter, pothuaj kapërceu dyfishin e vlerësimit fillestar, të siguruar nga Christie’s, me gati 55 milionë dollarë më shumë.
Mësojet se, pronari i mëparshëm e kishte blerë tetë vjet më parë veprën, për rreth 44.8 milionë dollarë.