Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak sa më shpejt të jetë e mundur mes Izraelit dhe Palestinës. Këtë thirrje kancelarja gjermane e ka bërë ndërkohë që ka folur sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Megjithatë, ajo shprehu solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin në konflikt.
“Kancelarja përsëri dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme me raketa nga Gaza ndaj Izraelit dhe siguroi kryeministrin për solidaritetin e qeverisë gjermane. Ajo riafirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet,” tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
Deklarata shtoi se duke pasur parasysh viktimat civile nga të dy palët, Merkel “shprehu shpresën e saj se luftimet do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.