MENU
klinika

Sipas Brand Finance

Klubet më të vlefshme në botë

18.05.2021 - 15:51

Për herë të tretë radhazi, Real Madrid është klubi i futbollit më i vlefshëm në botë. Raporti është bazuar në të dhënat e mbledhura nga Brand Finance, e publikuar në “Football 50 2021”.

Duke iu referuar këtij raporti, Real Madrid vlen 1.276 milionë euro në treg. Një shifër që është shumë e madhe në krahasim me renditjen e publikuar nga “Forbes”, me revistën e famshme që e klasifikonte klubin spanjoll në vendin e dytë pas Barcelonës, me vlerë 4.75 milionë dollarë.

Në raportin e tij, Brand Finance thekson se Real Madrid “ka qenë në gjendje të sigurojë vazhdimisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Kjo rrjedhë e vazhdueshme e të ardhurave dhe statusit në Champions League kanë luajtur një rol qendror në suksesin e përgjithshëm të klubit.

Në raportin e “Brand Finance”, Real lë pas pikërisht gjigantin katalanas, që ka një vlerë prej 1.266 milionë euro në treg. Vendi i tretë dhe i katërt mbahet nga dy skuadrat e Manchester, United me 1.130 milionë euro e City me 1.118 milionë euro. Vetëm vendi i pestë për kampionët e Bundesligës, Bayern Mynich, me 1.068 milionë euro vlerë në treg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN