MENU
klinika

Laporta futet në merkato

Tri blerje me parametra zero dhe trajner i ri për Barçën

17.05.2021 - 19:43

Pas humbjes së Barcelonës në shtëpi me Celta Vigo, trajneri Koeman do të largohet në fund të sezonit, lajm që pret vetëm javën e fundit për t’u konfirmuar. Katalanasit vazhdojnë nën rrogozë veprimet në merkaton e verës.

Pasi prenotuan Sergio Aguero, një tjetër sulmues i nivelit të lartë do zbarkojë në Katalonjë. Memphis Depay ka gjetur akordin me Barcelonës, sipas L’Equipe.

Agjentët e sulmuesit në Lyon janë në Barcelonë prej ditësh dhe po finalizojnë detajet e fundit të kontratës së re të holandezit, që mësohet të ketë pranuar pagë të ulët për shkak të vështirësive të Barçës.

“Ditët e fundit vetë lojtari ka kontaktuar me drejtorin Mateu Alemany dhe familjarët e tij po kërkojnë prej ditësh një shtëpi në Barcelonë, çka tregon qartë se 27-vjeçari do vishet blaugrana sezonin e ardhshëm”… Pra, tri goditjet e para të Laporta pritet të jenë Garcia, Depay dhe Aguero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN