MENU
klinika

Trajneri francez

Mesazhi i qartë, Zidane ikën nga Real Madrid

15.05.2021 - 17:45

Ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll janë vendimtare edhe për fatet e trajnerëve. Zinedine Zidane duket se do t’i thotë lamtumirë Realit në fund të sezonit. Në konferencën për media, para ndeshjes së parafundit në La Liga me Athletic Bilbaon, Zizu sërish u pyet për të ardhmen.

Ashtu si herëve të tjera, ai refuzoi të tregojë diçka, por duke parë përgjigjen që dha, ai duket sikur po bëhet gati që të lërë klubin ashtu si në vitin 2018.

Ditë më parë Zidane tha “do t’ia bëjë klubit sa më të lehtë që mundem”, derisa gjatë ditës së shtunë deklaroi: “Ekziston një kohë kur ju duhet të qëndroni, por vjen një moment që ju duhet të largoheni për të mirën e të gjithëve”.

Kjo deklaratë, sipas mediave në Spanjë, është një lamtumirë. Në Madrid janë të frikësuar se Zidane mund të lërë klubin, edhe pse tashmë flitet se e kanë në shtëpi zëvendësuesin e ai është, Raul Gonzales. Derisa vazhdon të përmendet edhe emri i Max Allegrit. Ndërsa vetë Zidane mund të shkojë te Juventus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Uruguajani vendimtar për Atleticon

E larguan si të pavlerë, Suarez u mbylli gojën