MENU
klinika

Situata

Zlatan Ibrahimovic rrezikon Europianin

15.05.2021 - 15:13

Zlatan Ibrahimovic sheh që Europiani t’i largohet jashtëzakonisht larg. Kontrolli mjekësor i të shtunës, në fakt çoi në një “fotografi” më të keqe sesa pritej. Jo tri javë pushim, por dy herë më shumë. Gjashtë!

Sipas “Ansa”, Milan vetë e ka komunikuar shkallën e dëmtimit me një buletin pas kontrollit: “AC Milan njofton se sot Zlatan Ibrahimovic është vizituar në ‘Milanello’ nga Dr.Volker Musahl (UPMC Pittsburgh), pas traumës së fundit, ndrydhjes së gjurit të majtë, gjatë Juventus-Milan. Sipas indikacioneve të specialistit, lojtari do t’i nënshtrohet një trajtimi konservator prej gjashtë javësh”.

Një goditje e rëndë për Ibrahimovic, i cili ishte kthyer për të qenë pjesë e ekipit kombëtar suedez pas viteve të tëra mungesë, pikërisht në pritje të Kampionatit Europian të planikuar për në qershor 2021, pas shtyrjes 1-vjeçare nga pandemia e koronavirusit.

Kampionati Europian do të fillojë më 11 qershor me ndeshjen inauguruese midis Italisë dhe Turqisë, ndërsa Suedia e Ibrahimovic do të luajë më 14 qershor kundër Spanjës. Nëse nuk ka surpriza, Ibra nuk do të jetë në dispozicion as kundër “La Roja”, as për ndeshjen e dytë kundër Sllovakisë.