MENU
klinika

Finalja e Champions League

Pronari i klubit paguan udhëtimin e 6 mijë tifozëve

18.05.2021 - 18:33

Finalja e Champions League më 29 maj do të luhet nën praninë e 12 mijë tifozëve, 6 mijë të Manchester City dhe 6 mijë të Chelseas. Ndeshja do të zhvillohet në Estadio Do Dragao të Portugalisë, teksa impianti do të jetë në masën e 25% i hapur për publikun.

Në këtë formë, pritet që shumë tifozë britanikë të udhëtojnë, teksa ata të Manchester City kanë marrë një dhuratë shumë të bukur nga sheiku Mansur që zotëron klubin.

Ai ka vendosur që 6000 tifozëve të Cityt t’ua mbulojë koston e udhëtimit, e kështu t’i mbajë pranë ekipit në këtë moment kur skuadra është para një arritje historike.

Ndërkohë, ky njoftim i sheikut ka gëzuar pa masë tifozët, të cilët kanë vuajtur gjatë nga pandemia ndërsa janë entuziastë për ekipin e ndërtuar nga trajneri Pep Guardiola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN