MENU
klinika

Nga Rooney, te Ronaldo

Të rinjtë që shkëlqyen në kampionatet europiane

19.05.2021 - 14:51

Europiani i programuar për t’u mbajtur në verën e këtij viti pritet me mjaft interes nga opinioni sportiv. Vera do jetë e mbushur me ndeshje fantastike dhe emocione të mëdha, ku natyrisht vëmendja është fokusuar te talentët më të mëdhenj të Europës.

Shumë futbollistë e shikojnë Europianin si trampolinë për të kapur një skuadër të rëndësishme, teksa talentët e rinj kërkojnë të shpërthejnë nën projektorët e 11 stadiumeve nga mbarë Europa. Por kush janë futbollistët që kanë debutuar në moshë të re në Europian?

Rekordi mbahet nga Wayne Rooney. Sulmuesi debutoi me kombëtaren Angleze në Euro 2004, kur ishte 18 vjeç e 231 ditë. Rooney shkëlqeu duke shënuar katër gola në katër ndeshje në turneun e mbajtur në Portugali.

Po në këtë turne debutoi në Europian edhe Cristiano Ronaldo. Luzitani përfaqësoi kombëtaren portugeze në moshën 19 vjeç e 127 ditë, duke lënë gjurmë, por jo për të ndihmuar Portugalinë të ngre lart trofeun e më të mirit të Europës.

Vendi i tretë mbahet nga hungarezi Ferenc Bene. Sulmuesi dinamik debutoi me kombëtaren e tij në moshën 19-vjeç e 182 ditë në Euro 1964, Christian Chivu luajti me Rumaninë në Euro 2000 në moshën 19-vjeç e 227 ditë.

Patrick Kluivert përfaqësoi Holandën në Euro 1996 në moshën 19 vjec e 342 ditë, teksa pas tij renditen emra që kanë shkruar historinë e futbollit Europian dhe jo vetëm, si Mikael Laudrup e Kingsley Coman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN