Dy zjarre në dy zona të ndryshme të Tiranës janë regjistruar brenda 24 orësh dhe një shpërthim bombule gazi ka shkrumbuar një tjetër shtëpi në qytetin e Pogradecit.
Një apartament në zonën e “Shallvareve” është djegur, ku është rrezikuar dhe jeta e një kryefamiljari. Zjarri ka nxjerrë pothuajse jashtë përdorimit apartamentin e përfshirë nga flakët, ndërsa tymi dhe nxehtësia kanë shkaktuar dëme edhe tek apartamentet e tjera.
Zjarri tjetër ka përfshirë katin e fundit të një pallati në ndërtim në zonë e Medresesë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Pa kaluar akoma 24 orë nga 2 zjarret në kryeqytet, një bombul gazi ka shpërthyer në qytetin e Pogradecit, ku krahas dëmtimit të shtëpisë kanë përfunduar në spital edhe 2 persona, si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Zjarre, shpërthime bombulash, defekte elektrike, pakujdesi në përdorimin e mjeteve shtëpiake janë rreziqe që jetojnë përditë me ne dhe mund të ndodhin në çdo moment.
Shpesh ndodh që nga pakujdesia e një familjeje dëmtohen edhe komshijtë.
Po kush i mbulon të gjitha këto dëme? Përse kaq neglizhencë dhe kursimet e një jete çohen dëm vetëm për një vlerë 50,000 lekë të vjetra që kushton një siguracion?
Bota nuk mund ta mendojë të jetojë në një apartament të siguruar, ndërsa në Shqipëri numri i familjeve që sigurojnë shtëpitë e tyre numërohen me gishtat e dorës.
Hiqni dorë nga mendimi se nuk më gjen gjë mua, apo se kam 20 vjet që s’kam patur djegie, përmbytje apo tërmet. Zjarret dhe tërmetet janë të pabesë dhe ndodhin atëherë kur nuk e pret!
Apartamentet e djegura sot dhe shpërthimi i bombulës së gazit flasin dhe bëjnë thirrje qytetarëve që të sigurohen sepse çdo gjë është në interesin tyre.
Për vetëm 5 mijë lekë në vit mbroni shtëpitë tuaja!
Nga të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, niveli i pagesës së dëmeve nga ana e kompanive të sigurimit ka qenë në rritje nga viti në vit. Të dhënat më të fundit të 3-mujorit të parë të këtij viti, rezulton se janë paguar mbi 2 miliardë lekë dëmshpërblime, ku pjesën më të madhe, mbi 525 milionë lekë, e ka paguar sërish kompania SIGAL Uniqa Group Austria që është edhe kompania më e madhe në Shqipëri, pjesë e një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Europë, UNIQA Group, me kapacitete financiare për të mbuluar çdolloj ngjarje sigurimi.
Prandaj mos ja lini rastësisë por bëhuni të ndërgjegjshëm dhe sigurohuni tani dhe do të dëmshpërbleheni menjëherë në rast dëmi.
Kliko këtu http://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/ dhe sigurohu online shumë shpejt dhe me kosto shumë të ulët.