Edhe pse kemi jetuar në një botë të frymëzuar nga trendet e viteve ’70, sidomos gjatë vitit të fundit, fustanet dhe stilet e kësaj dekade janë ende në modë.
Lajm i mirë është se ato po rikrijohen në stile dhe mënyra të reja.
Gjithçka që do të shikoni në trend këto kohë do të jetë më e freskët për verën dhe me linja më elegante. Natyrisht, ju të gjitha e keni vënë re që fustanet kudo po i veshin me atlete, kështu që ndihma më e madhe që mund t’i japësh vetes këto ditë është të gjesh një palë atlete që shkojnë me çdo lloj fustani.
Ndërkohë, fustanet dhe trendet e reja, këtë verë kanë një ndryshim të lehtë. Diku do t’i shikoni pak më të gjatë, diku me ngjyra më të theksuara, por edhe me mëngë të fryra e dekolte të theksuar shkruan Class.
Fustanet e thurur me ngjyra të ndezura vijnë në të gjitha format, disa në silueta të viteve ’70 dhe të tjerët me një shpatull për t’ju ndihmuar të tregoni pak më shumë lëkurë dhe më sensuale.