Sulmohen me pajisje ndezëse bizneset e bashkëshortes së Zëvendësministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës pak pas orës 01:30, në dy lokacione në zonën “Bajron”.
Zjarri i parë shpërtheu jashtë një palestre, në Rrugën Formionos 245 dhe i dyti jashtë një dyqani rrobash. Sipas informacioneve, kompanitë i përkasin gruas së Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Shpërthimet dëmtuan dritaret dhe hyrjen e bizneseve. Ishin forcat zjarrfikëse ato që shuan flakët.
Policia procedoi 5 të dyshuar nga zona “Bajron” afër vendit ku ndodhën sulmet dhe deri në orët e para të mëngjesit, njerëzit u ndaluan dhe u kontrolluan. Incidenti po hetohet nga Shërbimi Kundër Terrorizmit.