MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e verdhëzës?

24.05.2021 - 09:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem a mund të na jepni një informacion se cilat janë simptomat e verdhëzës?

Mjeku: Ka shumë lloje verdhëzash. Ka verdhëz A, B,C,D, E, F. Megjithatë më të shpeshta janë A dhe B. Shenjat kryesore janë këputja, lodhja trupore , mungesa e oreksit, mund të kenë ndjesinë e të vjellit, ndërsa sytë dhe lëkura marrin ngjyrë në të verdhë. Në momentin që i sëmuri ka këto shenja, mund të drejtohet tek mjeku i familjes ose ai specialist për të bërë ekzaminimet përkatëse dhe vënë diagnozën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.