MENU
klinika

Berisha “non grata”

Ambasadori i Gjermanisë pyetet për vendimin e DASH! Hapja e negociatave…

24.05.2021 - 11:42

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf nuk ka pranuar të flasë për vendimin e DASH, që e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata”. Nga Korça, diplomati i lartë kur u pyet nga gazetarët u shpreh: “Nuk kam koment, jam këtu për këtë projekt të rëndësishëm”.

Ndërsa sa i takon çështjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Zingraf foli në emër të qeverisë gjermane dhe tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, por vendimmarrja në BE është e përbashkët.

“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të fillojnë të nisin sa më shpejt. Projekte të tilla si ky i sotmi të çojnë në arritjen e standardeve të BE.

Ekspertët gjykojnë se sa i takon përshtatjes së standardeve, dy të treta duhet të realizohen në nivel lokal dhe pjesa tjetër në nivel qendror.

Me lejoni qe në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas, qeveria federale ka thënë se kushtet për nisjen e negociatave janë plotësuar tashmë. Unë jam optimist për çeljen e negociatave, por duhet patur parasysh se duhet edhe mirëkuptim i të gjitha vendeve anëtare”, u shpreh ndër të tjera ambasadori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria një shtet demokratik dhe…”

U shpall non grata në SHBA, Berisha shpërndan memen ironike