25.05.2021 - 12:10
Çelet në Tiranë ‘Panairi i Edukimit’ një mundësi për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Panairi do të qëndrojë i hapur për dy ditë, në ambjentet e hotel “Plaza”, duke nisur nga data 27 maj.
“Nëse keni dëshirë të studioni në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holandë, Suedi etj ju mirëpresim te: Hotel Plaza më 27 dhe 28 maj 2021 nga ora 10:00 deri në 18:00. Cel, whatsapp, Viber: 0699955586
Për studentët që kanë rezultate të shkëlqyera në mësime dhe njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze ofrohen bursa deri 75% të vlerës së mësimdhënies.”- thuhet në njoftimin e organizatorëve.