MENU
klinika

Përforcohet mbrojtja

Microsoft do t’i shesë teknologji Pentagonit, për mbrojtjen

29.10.2018 - 17:07

Microsoft do ti shesë Pentagonit inteligjencën artificiale dhe të gjithë teknologjitë e tjera të avancuara të nevojshme për të ‘ndërtuar një mbrojtje të fortë’.

Kolosi i Redmond, raporton New York Times- shkon kështu në drejtim të kundërt me Google që nën presionin e vartësve të saj ka mbyllur ‘Project Maven’, kontratën që kishte me Pentagonin për të analizuar nëpërmjet inteligjencës artificiale videot e xhiruara nga dronet.

Ndër të tjera Microsoft i merr Amazon titullin e shoqërisë së dytë teknologjike me vlerën më të madhe në Shtete e Bashkuara.

Apple mbetet solide në vendin e parë me një kapital prej 1.050 miliard dollarë.