Brad Pitt dhe Angelina Jolie do e ndajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre së bashku.
Një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet.
“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.
Kur ky vendim të hyjë në fuqi, dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne.
Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.
“Angelina ka luftuar me dhëmbë dhe gozhdë për të marrë atë që dëshiron në këtë divorc, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo nuk do të tërhiqet. Ajo po i paguan ekipit të saj ligjor një pasuri, kështu që nëse beson se një nga avokatët e saj duhet të shkojë, ajo nuk do të hezitojë të tërheqë këmbëzën”, një burim i afërt me Jolie tha për prestigjozen “DailyMail”.