Dhe ja ku rikthehet sërish moda e flokëve të shkurtra. Vajzat e showbizit dita ditës po na shfaqen me look të ri dhe me ardhjen e stinës së verës duket se flokët e gjata janë shumë të bezdisshme. Trendi i flokëve të shkurtra është rikthyer edhe këtë sezon dhe të parat që morën gërshërët e prenë flokët janë Dua Lipa, Luana, Miriam Cani e Tayna.
Dua ka eksperimentuar shumë me look-un e saj këtë vit dhe kështu ka vepruar edhe së fundmi duke i prerë flokët shkurt e duke i lyer në ngjyra të ndezura portokalli e të verdhë.
Njëjtë ka vepruar edhe Luana me flokët e saj të shkurtra portokalli, një look që i habiti të gjithë pasi moderatorja prej kohësh i mbante flokët e gjata bionde.
Tayna dhe Miriami qëndruan në ngjyrat e tyre të përhershme, njëra brune e tjetra bionde, por nuk i rezistuan dot as ato tundimit për t’i prerë flokët.