Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve disiplinore për Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit ne media të disa videove ne TikTok nga zyra e saj.
Në njoftimin e ILD thuhet: “Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”.
Videot e gjyqtares së Elbasanit duke pozuar ne ambientet e gjykates, por edhe ne makinë u publikuan një ditë më parë nga ‘Hashtag’ dhe më pas u shpërndanë në media.
Publikimi i videove të gjyqtares Kapedani, vijnë në një kohë kur kriminaliteti në Elbasan eshte ne nivele të larta.
Nderkohe në vitin 2020, gjyqtarja e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-anëtarin e Bandës së Gaxhait, Viktor Ymeri.
Teksa Ymerit i kishin mbetur në atë kohë edhe pak muaj nga kryerja e dënimit prej 25 vitesh burg nën akuzën e vrasjes, gjyqtarja vendosi që ai të lirohet menjëherë nga qelitë, duke i marrë parasysh edhe ditët e punës së kryera brenda burgut të Peqinit.
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar dhe mohon që ajo të ketë postuar foto dhe video të saj nga ambientet e zyrës në rrjetin socal ‘Tik Tok’.
“Nuk kam Tik Tok, nuk kam perdorur kurre rrjete sociale. Dikush ka perdorur emrin dhe fotot e mia, eshts skenar per te prishur imazhin tim,i bej thirrje organeve te hedhin drite per personat qe kane keqperdorur imazhin tim”, ka deklaruar ajo.
Videot e gjyqtares së Elbasanit duke pozuar ne ambientet e gjykates, por edhe ne makinë u publikuan një ditë më parë nga ‘Hashtag’ dhe më pas u shpërndanë në media.
Në njoftimin e ILD, e cila ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryegjyqtares, thuhet: “Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan.
Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”.