MENU
klinika

Pasi u bë baba për herë të dytë

Harry merr dhuratën më domethënëse nga Mbretëresha!

08.06.2021 - 11:09

Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry dhanë ditën e djeshme lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të dytë. Meghan ka sjellë në jetë të premten vajzën e çiftit, në orën 11:40 në Santa Barbara. Fatmirësisht, edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Meghan dhe Harry vendosën ta pagëzojnë bebushen me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Me një deklaratë nga faqja zyrtare e Familjes Mbretërore, Mbretëresha Elizabeth ka uruar:

“Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornëall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stërmbesa e 11 e Madhërisë”

Një postim zyrtar nuk mungoi as nga Kate dhe William.

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”

Ndërkohë u mësua se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes. ‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.

E ndërsa të gjithë ishin kuriozë të dinin se cila ishte dhurata që Mbretëresha Elizabeth i bëri të voglës, së fundmi burime pranë saj kanë bërë me dije se ajo i ka dhuruar Princit Harry një degë ulliri shoqëruar me një ftesë për drekë kur ai të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar muajin tjetër për të zbuluar statujën e Princeshës Diana.

Nga ana tjetër është mësuar se Meghan dhe vogëlushja janë kthyer në shtëpi. Burimet kanë treguar për mediat se vëllai i madh, Archie, e ka pritur shumë mirë motrën dhe se deri më tani nuk ndjen asnjë lloj xhelozie për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN