MENU
klinika

Zemra mal!

Dua Lipa thyen rekord dhe lë pas emrat më të njohur të muzikës

10.06.2021 - 10:40

Këngët e Dua Lipës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n ë Britaninë e Madhe në radio dhe televizion. Ajo realizoi një super album të suksesshëm si “Future Nostalgia”, i cili i dhuroi gjithë suksesin vitin që lamë pas. Madje Dua Lipa ka arritur të rrëzojë nga froni edhe Ed Sheeran, që ka qenë artisti më i dëgjuar në Britaninë e Madhe që nga viti 2017.

Dy këngët e Dua Lipës, Physical dhe Don’t Start Now kanë qenë ndër 10 këngët më të famshme në Britaninë e Madhe. Ndërkohë që kënga më e dëgjuar nga të gjitha ka qenë Blinding Ligjhts e The Weeknd.

Ed Sheeran është renditur në vendin e dytë këtë vit si artisti më i dëgjuar, ndjekur nga Ariana Grande dhe Sam Smith.

“Faleminderit shumë për të gjithë që dëgjuan dhe dashuruan muzikën time gjatë vitit 2020. Jam tepër krenare që isha artisti më i dëgjuar në radio, TV dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, është shprehur Dua Lipa pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Klasifikimi i artistëve në të dëgjuar u publikua nga kompania e muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur në TV, radio, pub-e dhe klube. Albumi “Future Nostalgia”, i cili u prezantua në periudhën e pandemisë rezultoi se ishte kolonë zanore e shumë njerëzve gjatë karantinës.

“Ishte një vendim kaq i vështirë”, tha 25-vjeçarja për BBC në fillim të këtij viti. “Unë jam thjesht mirënjohëse që shërbeu si një formë arratisjeje gjatë kësaj kohe. E gjithë ideja ime ishte të krijoja një botë argëtuese që njerëzit të kënaqeshin edhe kur ishin në shtëpi – dhe ndihem me fat që pata mundësinë ta bëja këtë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN