MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vera dhe plazhi, si të shmangim infeksionet e veshit

10.06.2021 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Vera dhe plazhi, si të shmangim infeksionet e veshit

Mjeku: Në këtë periudhë veç problemeve me grykët, hundët dhe infeksionet e ndryshme (akute dhe kronike) më frekuente kemi problemet e veshit, tipike për këtë sezon si pasojë e rritjes së temperaturave dhe fillimit të plazhit.

Cilat janë shqetësimet e para që paraqesin këta pacientë?

Simptoma e parë klinike është dhimbja, e cila në varësi të gradës mund të jetë e lehtë deri në dhimbje të forta të padurueshme, duke bërë të nevojshme përdorimin e qetësuesve që jepen zakonisht nga goja, pika në vesh apo edhe antibiotikut.

Si mund të shmagim dhimbjen pa iu drejtuar mjekut specialist?

Nëse fëmija ankon dhimbje, gjëja e parë që prindi duhet të bëjë, është dhënia e qetësuesve, paracetamol ose ibuprofen. Më tej duhet patjetër vizita ORL ku në varësi të gjendjes, mjeku përcakton mjekim ose jo me antibiotik. Ka shumë raste që prindërit paraqiten në farmaci duke i “vetëmjekuar”, mirëpo duhet të marrin parasysh që në këto raste mund të ndodhin komplikacione të ndryshme, që megjithëse nuk kanë rrezikshmëri për jetën, ndikojnë në uljen e dëgjimit, i rikthyeshëm normalisht.

Çfarë duhet të kemi parasysh për t’i shmangur këto komplikacione?

Të evitohet sa më shumë futja e ujit në vesh, veçanërisht për ato fëmijë që kanë prirje për infeksione të veshit ose probleme të membranës së dëgjimit. Kështu që të lahen me kujdes, të mbyllin veshët, të përdorin kapuçët e notit dhe tapat e veshëve sa herë që futen në ujë.

Këshilla?

Kujdes, shmangni sa më shumë ujërat e ndotura në plazh dhe pishina, dhe në rastin më të parë që ndjeni shqetësime, paraqituni tek mjeku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.