Europiani i këtij viti është futur në histori që pa nisur. Së pari, për herë të parë që nga krijimi i kompeticionit në vitin 1960, asnjëherë nuk ishte shtyrë.
U desh një virus si Covid që Kampionati Europian të mos zhvillohej në vit çift. Por pandemia solli edhe risi të tjera. Psh, për herë të parë ekipet pjesëmarrëse kanë grumbulluar 26 lojtarë, për herë të parë në një Europian do të kryhen 5 zëvendësime dhe nëse ndeshja shkon në shtesë, 6 të tilla.
Për herë të parë do të përdoret edhe VAR. U aplikua për herë të parë në Botërorin e Rusisë, ndërsa për Europian ndodh për herë të parë. VAR pritet të jetë një nga protagonistët e kompeticionit.
Risia tjetër e këtij Europiani është shpërndarja në 11 shtete të ndryshme, duke nisur që nga San Petersburg i Rusisë e Baku i Azerbajxhanit, për të vijuar në Romë, Sevilla e të tjerë, dhe për të përfunduar në Ëembly të Londrës, ku do të luhet edhe finalja.
Mijëra km të përshkruara nga përfaqësueset në fluturime të dedikuara. Tre janë ekipet kombëtare që do të përshkojnë distanca të mëdha. Zvicra do të udhëtojë plot 10 mijë km, teksa do t’i luajë 3 ndeshjet e saja në Romë dhe Baku, 2 në kryeqytetin e Azerbajaxhanit.
Pastaj vjen Polonia me rreth 9500 km, mes Sevillas dhe San Petërsburg. Edhe Belgjika do të përshkojë shumë km në ajër, më saktë 9150 km, mes Brukselit, Kopenhagenit dhe San Petersburg. Italia, Danimarka, Holanda, Anglia, Spanja dhe Gjermania nuk do të udhëtojnë, pasi i luajnë të 3 ndeshjet e grupit në shtëpi.
Risia tjetër është numri i tifozëve. Për herë të parë numri do të jetë i kufizuar. Gjithsesi, në stadiumi do jenë të pranishëm 1-20 mijë tifozë, në varësi që lejimit që kanë bërë cdo shtet. Vetëm Hungari ka lejuar 100% dhe në sfidën e 15 qershorit me Portugalinë do të jenë 61 mijë spektatorë.