MENU
klinika

Jo vetëm Xhaka e Shaqiri

Euro 2020 flet edhe shqip, 9 lojtarë të pranishëm

11.06.2021 - 15:08

Pesë vite më parë krenoheshim me Kombëtaren shqiptare në Evropian, këtë vit ngjyrat kuqezi i përfaqësojnë lojtarë të tjerë. Në Euro 2020 do të ketë një copëz kuqezi.

Janë plot 9 lojtarë me origjinë shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë eveniment madhështor. Tre futbollistë shqiptarë janë te Zvicra, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi.

Dikur ishin më të shumtë, por Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Pajtim Kasami nuk grumbullohen që pas Botërorit. Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit në Rusi 2018 u bë një nga episodet më të famshëm të eventit të para 3 viteve.

Ndërkohë 6 shqiptarë të tjerë janë te Maqedonia e Veriut, me këta të fundit u kualifikuan në Europian për herë të parë në histori: Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani, janë lojtarët shqiptarë që do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në Euro 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN