MENU
klinika

Garuesit në ujë

Përmbytjet s’e ndalin Maratonën e Venezias

30.10.2018 - 21:09

Eshtë zhvilluar një nga garat më të vështira sa u përket kushteve atmosferike, që ndoshta edhe mund të ishte ndalur. Po kjo jo për organizatorët e Maratonës së Venezia-s. Shiu, era dhe uji që kishte dalë në rrugë për shkak të rritjes së nivelit të detit nuk ka ndalur dëshirën e atletëve.

Niveli i ujit në disa pjesë të garës ishte gati deri në gju dhe pengonte vrapuesit. Maratona e zhvilluar në Venezia ishte më së shumti një garë nën ujë, thuajse një disiplinë e re sportive, me atletët të detyruar të vrapojnë edhe pse shiu e era i pengonte gjatë gjithë kohës.

E sikur të mos mjaftonte kjo edhe uji kishte vërshuar në rrugë, në disa vente deri në 30 centimetra, duke u bërë pengesë për garuesit. Organizatorët kishin ndryshuar disi itinerarin e garës, duke evituar vrapimin në zonën e famshme të Sheshit “San Marco”.

Për sa i përket garës, ajo u fitua nga atleti etiopian Mekuant Ayenew Gebre, me kohën 2h 13’ 23″, ndërsa për femra triumfoi atletja keniane Angela Jemesunde Tanui. Pra, e kanë fituar ata që ishin pretendentë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmirësohet me mbi 1 minutë

Thyhet në Berlin rekordi i Maratonës