MENU
klinika

Reagon Yuri Kim: A do ketë përgjigje në favor të drejtësisë?

ONM kërkon rishikimin e vetingut për Elisabeta Imerajn

22.06.2021 - 10:50

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sot pasi Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, lidhur me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për të cilën u arsyetua se nuk ka asnjë provë apo indicie për përgjime për vëzhguesin ndërkombëtar.

Por ambasadorja amerikane thotë se tani do të shihet me kujdes se çfarë do të ndodhë me këtë çështje, pas apelimit.

Diplomatja amerikane ngre pyetjen, nëse përgjigja ndaj apelimit të bërë do të jetë në favor të dhënies drejtësi, apo do të jetë një përpjekje për të sulmuar procesin e vetingut.

Sjellim në vëmendje se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas një hetimi administrativ për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila e ka kaluar me sukses procesin e vettingut tha se nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin Kijlstra.

“As rezulton që subjekti i rivlerësimit (Elisabeta Imeraj) të ketë njohuri në lidhje me to. Pretendimet e bazuara në letrën e Rrahim Shehut, mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhëne tjetër me vlerë provuese.

Nga ana tjetër, bazuar në dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z. Kijlistra ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si në polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga përgjigjet zyrtare. Në këtë mënyrë, akuzat e ngritura në seance dëgjimore nuk qëndrojnë” – thuhej në vendimin për Elisabeta Imerajn.

REAGIMI I PLOTE I YURI KIM

Në përputhje me rolin e tij kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit nderkombetare dje u rekomanduan Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme.

Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do ndodhë më pas.

A do të jetë përgjigjje për të treguar guxim dhe integritet ne favor të dhënies drejtësi apo, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar drejtësinë duke sulmuar procesin e vetingut dhe duke shpifur mbi vëzhguesit ndërkombëtarë?

A do t’i shërbejë media publikut dhe a do ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër?

Është koha të tregojmë guxim dhe integritet.

Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha për të ecur përpara, hap pas hapi. SHBA do te jenë me ju.