22.06.2021 - 13:36
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, përmes një postimi në “Twitter” e konsideron një moment të rëndësishëm për vendin tonë, vendimin që pritet të merret për hapjen ose jo të negociatave.
Santos thotë se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi.
“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit në BE duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Këshilli i Përgjithshëm duhet të planifikojë Konferencën e parë Ndërqeveritare. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sot mblidhet Këshilli Europian
Liderët e BE vendosin për negociatat me Shqipërinë dhe M. e Veriut
“Puna e KQZ dhe patronazhistët”/ Disa nga gjetjet e ndërkombëtarëve