Dr (c). Igli Tola,
Pedagog, Fakulteti i Ekonomisë UT
Drejtuesit e Bankës së Shqipërisë pas reagimit publik për 10.000 Lekëshin dolën me arsyetimin që emetimi i kësaj ‘banknote’ u bë në përgjigje të zhvillimit ekonomik të vendit, rritjes së rrogave, konsumit etj.
Fatkeqësisht ky JUSTIFIKIM nuk qëndron dhe bie poshtë kollaj nga disa statistika shumë të thjeshta:
- Publikimi i EUROSTAT për 2020 tregon se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për Frymë (GDP/capita) në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së, njëjtë si gjatë viteve të mëparshëm 2018-2019. Me pak fjalë, jemi vendi me nivelin më të ulët në Rajon dhe Europë për të ardhurat për frymë banori: Mali i Zi qëndron në nivele pothuaj 50%, Serbia 43%, Rep. Maqedonisë së Veriut 38%.
Për ironi të fatit, teksa fqinjët tanë në Rajon shënojnë vit-pas-viti progres në drejtim të konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta për të arritur sa më shpejtë mesataren-standartin e BE-së) ne ‘ngelemi në vend numëro’.
Që mos të flasim ku jemi krahasimisht me të ardhurat në BE,
- Po në të njëjtin studim të EUROSTAT Shqipëria ka edhe një tjetër ‘rekord të zi’: e fundit në Rajon e Europë për Konsumin Individual për Frymë (AIC). Indikator matës ndër më të rëndësishmit të mirëqenies materiale të individëve, që merr në referencë të gjitha të mirat dhe shërbimet që konsumohen nga ta (sipas standardeve të barazisë së fuqisë blerëse).
Konkretisht, në Shqipëri ky tregues ishte sa 40% e mesatare se BE-së për 2020, duke shënuan nivelin më të ulët në Europë dhe Rajon, me vetëm 1 pikë përqindje rritje nga viti më parë. Para nesh renditen Maqedonia e Veriut me 44%, Serbia me 52%, Mali i Zi me 61% etj.
- Të dhënat e sipër-cituata bëhen më të qarta pasi i hedh një sy studimit të para pak ditëve, publikuar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë. 60% të forcës punëtore e kemi me arsim fillor, përsëri ‘Podium’ në Rajon. Gjithahstu, autorët (ekspertët) e studimit parashikojnë se në Shqipëri emigracioni (brain drain) do të përfshijë të gjitha grupet arsimore të popullsisë në moshë pune pa përjashtim deri më 2030.
Deduksionet apo analizat janë të tepërta në kësi kushtesh. Si mund të ketë rritje rrogash (të ardhurash), apo konsumi në një ekonomi si kjo; ku 60% bëjnë punë simpliste (pa qenë i nevojshme arsimimi apo specializimi) e që normalisht paguhen tejskajshmërisht pak. Kurse ato pak profesionistë (40% tjetër) që paguhen relativisht mirë po largohen çdo ditë, e do të largohen akoma më shumë.
PhD(c). Ll M. Igli Tola
Pedagog, Ekspert Ekonomik