MENU
klinika

Habit Bebe Rexha

“Shpresoj pas disa vitesh të marrë një master në psikologji”

23.06.2021 - 10:39

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”. Në një intervistë të fundit për Bustle, 31-vjeçarja është përgjigjur në një pyetje shumë interesante që i është bërë.

Ajo është pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh, teksa ka befasuar me përgjigjen duke cekur se shpreson ta shohë veten me një master në psikologji.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet nga tani? Uau. Epo, unë padyshim që dua të marr masterin tim në psikologji. Do të më pëlqente të ndihmoja artistë të tjerë në biznesin e muzikës dhe njerëz në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në vëmendjen e publikut dhe duke qenë në industri. Unë do të doja të ndihmoja artistë, aktore ose aktorë ose njerëz të rinj që vijnë, që mund të kenë nevojë për të”, ka thënë Bebe Rexha për ‘Bustle’.

Dashuria e artistes shqiptare për psikologjinë vjen nga fakti se ajo ka ngritur shumë çështje të shëndetit mendor në këngët e saj.
Kënga “I’m a mess” e cila ishte një hit absolut në ShBA dhe mbarë botën, flet për pasiguritë e këngëtares tek vetja pas një ndarje të dhimbshme, teksa gati thuajse të gjitha këngët e albumit të saj të ri “Better Mistakes”, trajtojnë tematika të tilla.

Ajo e ka quajtur albumin “Better Mistakes” si një vazhdimësi të “I’m a mess”, pasi në të kishte futur këngë me tematikë çështjet e shëndetit mendor.

Shqiptarja 31-vjeçare edhe vet e ka pohuar se ka pasur në të kaluarën dhe vazhdon akoma të ketë probleme me shëndet mendor – duke pranuar hapur se vuan nga çrregullimi bipolar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ftuar në “The Jonathan Ross Show”

Bebe Rexha ‘kthen’ në shqip emisionin e famshëm

"Kujtoj sa e vlefshme është jeta"

Bebe Rexha aksidentohet me makinë

Nxitet nga refuzimi i stilistëve

Bebe Rexha : Po punoj fort për të humbur peshë


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë