MENU
klinika

Vetëm 22 vjeç

Çfarë parashikon ligji, deri në sa vite burg rrezikon shoferi që shoi familjen Gushi?

25.06.2021 - 16:58

Igli Madani, drejtuesi i mjetit luksoz tip ‘Audi’, sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg. Kjo sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë i cili në nenin 20 të tij thotë se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Neni 290/ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.