MENU
klinika

Ndërron jetë pasagjeri

Aksident me vdekje në Përrenjas, benzi përplas traktorin

28.06.2021 - 09:24

Aksidentet rrugore po kthehen në një fenomen shqetësues. Sërisht është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB është përplasur me një traktor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që qëndronte në gabinën e traktorit. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore

Ndërkaq, Policia ka shoqëruar Xhevo Dashin, drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ për veprime të mëtejshme proceduriale.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan