Në Romën e pavdekshme, duket e madje thuhet, se nuk ndryshon asgjë… Megjithatë, këtë herë teoria bie: Koloseu, hap për të parën herë në histori, korridoret nëntokësore, për publikun.
Nuk është vetëm hera e parë në 2,000 vjet, që zona e përshkruar si “zemra” e ndërtesës – është hapur për publikun, që nga kanalet nëntokësore, ku gladiatorët dhe kafshët qëndronin para se të shkonin në luftime; kjo është hera e parë në historinë e monumentit antik, që publiku është lejuar ndonjëherë të hyjë në brendësi.
Tani, turistët do të jenë në gjendje të ecin nëpër rrugica, mbi një platformë druri dhe të admirojnë korridoret dhe harqet që ndërlidhnin dhomat ku prisnin gladiatorët dhe kafshët, para se të hynin në arenë.
Hapja për turistët u bë e mundur pas restaurimit që iu nështrua vendi prej kohësh. Duke folur në ceremoni, Alfonsina Russo, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Koloseut tha se punimet do t’i lejojnë njerëzit të kuptojnë më mirë, sesi funksiononte Koloseu.
Koloseu u ndërtua nga perandori Vespasian, në vitin 72 p.e.s. dhe ka përfunduar tetë vjet më vonë.
I biri Titus, përuroi Koloseun me lojrat që zgjatën plot 100 ditë, që përfshinin beteja detare, ekzekutime kafshësh, si dhe ndeshjet me gladiatorë. Sipas historianit antik Eutropius, gjatë këtyre lojrave u vranë rreth 5,000 kafshë.
Në kohën e lulëzimit, amfiteatri mund të priste midis 50,000 deri në 70,000 spektatorë. Pas rënies së Perandorisë Romake, ai u përdor si strehim dhe si burim materiali për punë të tjera ndërtimore rreth qytetit.
Tanimë, një nga monumentet më të famshme në botë, me më shumë se 5 milion vizitorë në vit!