MENU
klinika

Euro 2020

Anglia kërkon “hakmarrje”, historia flet për Gjermaninë

29.06.2021 - 10:47

Sot, në orën 18:00, në Wembley, luhet një nga ndeshjet klasike të kontinentin, Anglia pret Gjermaninë në fazën e 1/8 finale. Qasja në renditjen e FIFA-s (Anglia 8 vende më lart se Gjermania) dhe faktori fushë me tifozë vendas, sugjeron se skuadra e Gareth Southgate duhet të fitojë.

Por, Anglia e shpërdoroi rastin e konfirmimit në barazimin e tmerrshëm pa gola kundër Skocisë, kështu që duhet të mësojë nga kjo përvojë. Sepse, kur flitet për Gjermaninë, britanikët mbërthehen nga një frikë e historisë që përsëritet.

Ndërsa mbronte kurorën e kampiones së botës në Meksikë, më 1970, Anglia humbi epërsinë 2-0, për t’u dorëzuar ndaj Gjermanisë Perëndimore në çerekfinale.

Pastaj, ato dy humbje me penallti, që ndaluan papritmas verën gati-gati të artë të “Tre Luanëve” në “Italia 90 dhe “Euro 96”. Anglia kishte luajtur shumë mirë në të dyja barazimet 1-1, por Gjermania ishte treguar më e saktë nga pika e bardhë, duke shënuar 10 penalltitë në portën e Peter Shilton dhe David Seaman.

Kohët e fundit, Anglia e Fabio Capello u godit me rezultatin 4-1 nga Gjermania e Low, në Kupën e Botës 2010, në 1/8 finale, ku “goli fantazmë” i Frank Lampard, i cili u përplas në pjesën e poshtme të traut të portës dhe ra përtej vijës fatale, nuk u konstatua gol nga miopia e një gjyqtari.

Ka pasur një fitore angleze ndaj Gjermanisë në një turne të përmasave të mëdha, që nga viti 1966. Po kështu, një fitore 1-0 në fazën e grupeve të “Euro 2000”, ku të dyja ekipet u eliminuan para fazave të “nokautit”.

Më vonë, atë vit, gjermanët fituan ndeshjen e fundit ndërkombëtare në “Ëembley” e vjetër, në një kualifikuese të Kupës së Botës, duke e detyruar trajnerin Kevin Keegan të largohej.

Gjermanët rinisën të gjithë strategjinë e tyre kombëtare të futbollit pas vitit 2000. Ndërsa anglezët emëruan Sven-Goran Eriksson. Gjatë periudhës së “muajit të mjaltit” të trajnerit suedez, më 2001, Eriksson mori fitoren e dytë më të madhe të Anglisë ndaj gjermanëve.

Një fitore mahnitëse e Kupës së Botës në Mynih. E megjithatë, Gjermania arriti në finalen e kësaj Kupe Bote, ndërsa Anglia shkoi në shtëpi në fazën çerekfinale, siç bënin gjithmonë nën drejtimin e Eriksson.

Ka pasur dy fitore të tjera angleze në tokën gjermane për këtë shekull; më e paharrueshmja përmbysja nga 2-0 në 3-2, në Berlin, nën drejtimin e Roy Hodgson, për llogari të “Euro 2016”. Sidoqoftë, të gjithë e dimë se si përfundoi ai turne për “Tre Luanët”.