MENU
klinika

Euro 2020

Ronaldo e Benzema u eliminuan, kush e merr “Këpucën e Artë”?

29.06.2021 - 10:15

Ky Evropian është i surprizave dhe asnjë nuk është në gjendje të bëjë parashikime. Është luajtur më shumë se gjysma e ndeshjeve. Po shkon drejt fundit faza e 1/8 finale, me surpriza të mëdha, siç mund të konsiderohen eleminimi i Holandës dhe Francës.

Kampionët e botës shiheshin nga të gjithë si favoritët për ta fituar trofeun, por nuk ia dolën mbrëmë ndaj Zvicrës. U mposhtën me penallti dhe kthehen në shtëpi kokulur. Me shumë yje në përbërje, por pa frymëzimin e duhur.

Mbappe humbi penalltinë ndaj Sommer, duke vulosur një Europian për t’u harruar për të. Këtë e dëshmon fakti se nuk shënoi dot asnjë gol, madje edhe nga pika e bardhë. Për momentin, lista e shënuesve të “Euro 2020” është si më poshtë, me Ronaldon në krye.

Ylli portugez ka 5 gola dhe mund të arrihet nga Patrick Shik, me 4 gola. Po me aq gola e mbylli edhe Karim Benzema. Renditja e shënuesve të “Euro 2020”, e azhurnuar pas ndeshjes Francë-Zvicër:

RENDITJA

Ronaldo Portugalia 5

Benzema Franca 4

Schick Republika Ceke 4

Forsberg Suedia 3

Leëandoëski Polonia 3

Lukaku Belgjika 3

Ëijnaldum Holanda 3

Depay Holanda 2

Dolberg Danimarka 2

Dumfries Holanda 2

Ferran Spanja 2

Havertz Gjermania 2

Maehle Danimarka 2

Immobile Italia 2

Locatelli Italia 2

  1. Hazard Belgjika 2

Morata Spanja 2

Pessina Italia 2

Perisic Kroacia 2

Poulsen Danimarka 2

Sarabia Spanja 2

Shaqiri Zvicra 2

Sterling Angia 2

Yaremchuk Ukraina 2

Yarmolenko Ukraina 2