MENU
klinika

Analiza

Si po i përshtatet së djathtës ekstreme demokracia në Evropë

30.06.2021 - 11:41

Nga Gideon Rachman, The Financial Times

Disa momente politike regjistrohen fort në kujtesën tonë. Për shembull mua më kujtohet shumë mirë kur po qëndroja në Place de l’Opéra në Paris duke parë Jean-Marie Le Pen teksa fliste në një tubim gjatë zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2002.

Pranë meje ndodheshin anëtarët e “Forza Nuova”, një parti italiane e ekstremit të djathtë. Ai cilësohej si një moment i ri dhe i rrezikshëm për demokracinë evropiane. Gati 20 vjet më vonë, e djathta ekstreme është pjesa më e njohur e peizazhit politik evropian.

Në Francë, Marine Le Pen, vajza e Jean-Marie, udhëheq tani partinë e Tubimit Kombëtar. Kjo parti u zhgënjye këtë fundjavë kur nuk arriti të fitonte kontrollin e asnjë rajoni francez në zgjedhjet lokale. Por partia e Le Pen është dukshëm më e fortë nga sa ishte 20 vjet më parë. Marine do të udhëheqë partinë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm,edhe pse ka një shans të vogël për të fituar.

Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, kanë aktualisht nga një parti të ekstremit të djathtë me një peshë elektorale domethënëse. Sigurisht, termi “e djathta ekstreme”, është i kontestuar. Disa preferojnë etiketime të tilla si populistët e krahut të djathtë.

The scary return of a radical, far-right Europe and what it means | The  World from PRX

Por partitë që janë pjesë e të njëjtit grup parlamentar në Parlamentin Evropian kanë tipare mjaft të qëndrueshme. Këtu përfshihet armiqësia e hapur ndaj imigracionit, veçanërisht të myslimanëve; retorika kundër elitave, promovimi i teorive konspirative; konservatorizmi kulturor, ultra-nacionalizmi dhe mospëlqimi i BE-së.

Po ashtu ekziston shpesh edhe një qëndrim i paqartë ndaj fashizmit të viteve 1930 – qoftë Vichy në Francë, Mussolini në Itali, Franco në Spanjë apo nazistët në Gjermani dhe Austri.

Hija e viteve 1930, varet fort mbi të djathtën ekstreme evropiane.

Ajo shpjegoi zemërimin e BE-së kur Partia e Lirisë në Austri iu bashkua për herë të parë një qeverie koalicioni në vitin 2000, dhe frikën kur Jean-Marie Le Pen kaloi në raundin e fundit të zgjedhjeve franceze të viti 2002. Në atë kohë, zgjedhja dukej e qartë. Ekstremizmi i djathtë do të duhej të shkatërrohej, përndryshe demokracia do të vihej në rrezik.

Thuajse 20 vjet më vonë, situata është shumë më e paqartë. E djathta ekstreme është e konsoliduar në të gjithë Evropën. Por ajo duket më shumë si një sëmundje kronike, sesa një kërcënim i vdekshëm.

Ne kemi mësuar se partitë e ekstremit të djathtë, mund të marrin pjesë në qeveri pa i dhënë fund demokracisë siç ndodhi në vitin 1933 kur Hitleri formoi një koalicion qeverisës në Berlin. Në vend të kësaj, partitë e karakterizuara si të së djathtës ekstreme u janë bashkuar koalicioneve qeverisëse në Austri, Itali, Estoni dhe Finlandë, dhe më pas e kanë humbur pushtetin.

Pra në vend se të marrë fund, demokracia di si të përshtatet. Disa herë partitë e ekstremit të djathtë, kanë bërë kompromis mbi disa nga kërkesat e tyre radikale, duke e humbur popullaritetin, dhe kjo është ajo që ndodhi me Finlandezët e Vërtetë në Filandë, ose demaskohen nga skandalet korruptive dhe po e humbin popullaritetin dhe fuqinë e tyre, siç ndodhi me Partinë e Lirisë në Austri dhe Ekre në Estoni. Por procesi i përshtatjes së demokracisë ndodh në të dyja anët.

Në një përpjekje për të fituar votuesit e tyre,shumë parti tradicionale kanë miratuar politika që përkrahen nga e djathta ekstreme. Koalicioni qeverisës në Danimarkë, ka marrë një qëndrim gjithnjë e më të ashpër ndaj emigrimit, duke kërcënuar me dëbimin e refugjatëve në Siri me arsyetimin e dyshimtë se vendi është tani “i sigurt”.

Në Francë, një ministër i shquar në qeverinë e presidentit Emmanuel Macron, e akuzoi madje Le Pen për “sjellje të butë” ndaj Islamizmit. Vendi tjetër ku një parti e etiketuar si “e djathta ekstreme” mund t’i bashkohet një koalicioni në qeveri është Suedia, qeveria e së cilës sapo është rrëzuar.

Demokratët Suedezë, partia që konsiderohej dikur ekstremiste për shkak të rrënjëve të saj neo-naziste, është tani pranë ngjitjes në pushtet. Ata e kanë moderuar retorikën dhe imazhin e tyre. Por çdo qeveri suedeze në të cilën ata do të bashkohen, ka të ngjarë të marrë pozicione mbi çështje si emigracioni dhe Islami, të cilat ishin të pa mendueshme një dekadë më parë.

Liberalët do ta shohin si dëshpërues dhe madje alarmues këtë proces. Por në shumë aspekte,  kjo është mënyra sesi duhet të funksionojë demokracia. Ndryshojnë ndjenjat popullore; përshtaten partitë politike. Por është ende shumë shpejt për të qenë plotësisht optimistë mbi aftësinë e demokracisë evropiane për të neutralizuar politikën e ekstremit të djathtë.

Në të ardhmen janë2 teste të mëdha. Së pari, çfarë ndodh kur qeveris një parti e ekstremit të djathtë, jo në një koalicion, por e vetme? Së dyti, çfarë ndodh nëse një nga fuqitë kryesore të BE-së kalon nga e djathta ekstreme?

Kjo mund të ndodhë në Itali, nëse qeveria e ardhshme do të bazohet tek dy parti të së djathtës ekstreme – Vëllezërit e Italisë dhe Lega. Kjo mund të ndodhë edhe në Francë, nëse Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale.

Shenjat nga Hungaria dhe Polonia nuk janë inkurajuese për atë që mund të bëjë e djathta ekstreme, e pakufizuar nga partnerët e koalicionit. Victor Orban në Hungari, ka zbatuar manualin klasik të liderëve autoritarë në neutralizimin e mediave dhe gjykatave, për të konsoliduar veten në pushtet.

Kur Angela Merkel të japë dorëheqjen si kancelarja e Gjermanisë në vjeshtë të këtij viti, Orban do të bëhet udhëheqësi më jetëgjatë në BE -gjë që mund të pasqyrojë diçka më shumë sesa karizma e tij tek votuesit hungarezë.

Vështirësia e BE-së për t’i treguar vendin një udhëheqës të ekstremit të djathtë, reflektohet tek përplasjet në rritje midis Orban dhe shumicës së udhëheqësve të tjerë të BE-së. Por Hungaria është një vend i vogël, ndaj ndikimi i saj në Bashkimin Evropian mund të menaxhohet.

Nëse Le Pen do të fitonte zgjedhjet presidenciale franceze vitin e ardhshëm, tronditja do të ndihej në të gjithë kontinentin. Ka shumë të ngjarë që BE të niste shpërbërjen. Përndryshe, BE mund të ndjekë modelin e demokracive kombëtare të Evropës – dhe të bëhet një koalicion i paqëndrueshëm midis politikanëve të ekstremit të djathtë dhe atyre të establishmentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një krizë e re emigracioni po afrohet...

Çfarë po pret Evropa?


2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe