Ministria e Jashtme bën me dije se dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës janë hapur për të gjitha kategoritë e udhëtarëve, që duan të lëvizin drejt Greqisë.
Në njoftimin e MEPJ thuhet se gjithë ata që duan të ikin në Greqi, duhet të kenë me vete PCR, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Njoftimi i MEPJ:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë :
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë (08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).