MENU
klinika

Po në vazhdim?

Sllovenia e fillon me një skandal presidencën e BE

02.07.2021 - 12:19

Kryeministri slloven, Janez Jansa është një nga krerët më të kontestuar në BE. Tani Sllovenia mori presidencën e radhës nga Portugalia e që në fillim pati një provokim.

Skandali plasi në takimin e Komisionit Europian me kryeministrin slloven, Janez Jansa. Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans bojkotoi demonstrativisht daljen për foton e përbashkët pas bisedimeve në qytetin slloven, Kranj. Kryeministri slloven i djathtë ishte ankuar më parë për gjykatës e deputetë komunistë në vendin e tij. Sipas pjesëmarrësve madje ishte treguar një foto, ku ishin vënë me rreth të kuq gjykatësit që kishte kritikuar Jansa.

Slovenia faces mountain of climate legislation as it takes on EU presidency  role – EURACTIV.com

Socialdemokrati Timmermans reagoi i zemëruar, dhe i tha gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, se nuk mund të qëndronte në një podium me Janzes Jansa, pasi ai dy eurodeputetë të grupit parlamentar socialdemokrat i kishte “sulmuar dhe fyer në mënyrë të papranueshme.” Respektimi i drejtësisë de rolit të deputetëve të zgjedhur janë shtylla bazë të shtetit ligjor, pa të cilat BE nuk funksionon.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kujtoi Jansas, se gjykatësit mund të kenë biografinë e tyre, dhe ajo duhet trajtuar me respekt, edhe kur ata kanë një qëndrim tjetër politik. Mbi këtë përplasje zëdhënësi i presidencës sllovene nuk donte të shprehej. Von der Leyen nuk e përmendi përplasjen në konferencën e shtypit, por kërkoi respektimin e standardeve të shtetit ligjor. Një funksionar i BE u shpreh vetëm për një “provokim të panevojshëm” të Jansas. Sllovenia që ka marrë tani presidencën e radhës nga Portugalia kërkon të arrijë në 6 muajt e ardhshëm progres më të shpejtë në bisedimet e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor./DW